Qeveria ka vendosur t’i japë rreth 37 mijë euro Akademisë së Shkencave për të bërë studime dhe kërkime për Covid-19.
Vendimi u mor nga Këshilli i Ministrave dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.
Fondi do të mbulohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020
Ky është fondi i parë shtetor që jep për kërkime rreth Covid-19 nga qeveria.