Qeveria kërkon t’i heqë monopolin e fluturimeve ndërkombëtare Aeroportit të Rinasit. Në këmbim të heqjes së monopolit, qeveria i ka premtuar TIA-s zgjatje të periudhës së konçensionit.
Aeroporti i Rinasit menaxhohet me konçension nga kompania TIA shpk, e cila e ka fituar konçensionin në vitin 2005 për një periudhë 20 vjeçare. Pjesë e marrëveshjes konçensionare është e drejta ekskluzive e TIA-s për të menaxhuar të gjitha fluturimet ndërkombëtare ne territorin e vendit.
Mungesa e konkurencës mendohet se është një prej arsyeve të çmimeve të larta të fluturimeve në vend. Aktualisht, Shqipëria është vendi me çmimet mesatare më të larta në gjithe Europën.