
Qeveria shqiptare do të marrë 50 mijë vaksina AstraZeneca nga instituti i prodhimit të vaksinës në Indi. Lajmin e dha kryeministri edi Rama në një intervistë për emisionin’Kjo Javë’, të Nisida Tufës.
“Kemi marrë një konfirmim nga instituti i Indisë që prodhonn. AstraZeneca, 50 mijë doza”, njoftoi Rama.
Vendi ka nisur vaksinimin masiv të popullsisë mbi 70 vjeç. Këtë javë nisi vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe të policëve.