Për vitin 2021, qeveria Rama ka parashikuar buxhetin më të madh të investimeve në gjithë historinë e vendit: rreth një miliardë euro investime.
Sipas shifrave të analizuara në emisionin “Me pak fjalë”, në Euroneës, të martën, qeveria parashikon 540 milionë euro investime për infrastrukturën kombëtare, 226 milionë euro investime për procesin e Rindërtimit, 111 milionë euro investime për infrastrukturën rajonale e rurale, dhe 51 milionë euro investime për bujqësinë.
Pjesën më të madhe të buxhetin për investime do ta marrë ministria e Infrastrukturës.
Pjesa tjetër e buxhetit do të shkojë për pagesat vjetore për koncesionet. Koncesionet në shëndetësi dhe në infrastrukturë janë koncesionet më të kushtueshme, përkatësisht me 32,1% dhe 37,1 %.
Ndërsa pagesat për koncesionet e tjera është 11% për koncesionin e skanimit, 4,7 % për koncesionin e shkollave, 15, 1% për koncesionin e inceneratorëve.
Qeveria nuk ka parashikuar në 2021 rritje të investimeve për pushtetin lokal. Njësoj si vitin e kaluar, buxheti për bashkitë ka mbetur në vlerën e rreth 28 miliardë lekëve. Ajo nuk ka llogaritur këtu mundësinë për uljen e mbledhjes së të ardhurave nga bashkitë si pasojë e krizës së kovid-19.