Qeveria miraton €4,2 milionë për rindërtimin

Nga Exit News
Qeveria miraton €4,2 milionë për rindërtimin

Qeveria miratoi fondin prej 4, 2 milionë euro për të rindërtuar banesat dhe pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, në Kamëz dhe në Kavajë.

Pas dështimit të tenderit të rindërtimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), në 10 bashkitë e vendit, qeveria ka vendosur mesa duket të ndajë fondin e rindërtimit sipas bashkive te veçanta.

Më 13 prill, FSHZH anulloi tenderin prej 53 milionë euro për rindërtimin e 2500 banesave dhe pallateve në bashkitë Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë.

Arsyeja e anulimit ishte se asnjë prej kompanive garuese nuk plotëson kriteret.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>