Qeveria po mendon të mos ritestojë më tamponët pozitivë të bëra në klinikat private.
Deri më tani, çdo tampon që rezultonte pozitiv në klinikat private, ribëhej në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik për të verifikuar rezultatin.
Por epidemiologu Artan Simaku deklaroi, të martën, për emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euroneës, se ekspertët po diskutojnë për të mos e bërë fazën e ritestimit të tamponëve:
“Ndërsa laboratorët jo publik po flitet për të mos ritestuar më, por vetëm të deklarohet. Ky është një vendim që do të merret në ditët në vijim.”
Simaku tha se që nga fillimi i pandemisë në vend, ISHP ka rritur ndjeshëm kapacitetet për të testuar:
“Në lidhje me kapacitete kanë ardhur në rritje. Pra në fillim të pandemisë kryeheshin 250 testime në 24 orë ndërkohë që tani arrijnë n 2500 në total në laboratorët public, jo publik dhe ISHP.”