Shqipëria pezulloi sot të gjitha linjat e udhëtimeve drejt Italisë si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit pasi Italia kaloi të hënën në karantinë kombëtare.
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi sot në një konferencë për shtyp ndërprerjen e të gjitha linjave të fluturimeve dhe trageteve vatje-ardhje me Italinë.
Ministrja deklaroi se:
“[…] në rast se autoritetet italiane do të kërkojnë të tërheqin shtetasit e tyre nga Shqipëria, apo dhe pasagjerë të tjerë që kërkojnë të shkojnë në Itali, kjo do të jetë e mundur vetëm nëse vijnë avionë dhe tragete pa pasagjerë”.
Për linjat e trageteve, Ministrja Balluku theksoi se pas ditës së sotme nuk do të lejohen më lëvizje pasagjerësh.