Qeveria ndryshon sërish buxhetin: rritet deficiti buxhetor në €1 miliardë

Nga Exit News
Qeveria ndryshon sërish buxhetin: rritet deficiti buxhetor në €1 miliardë

Qeveria ka ndryshuar sërish, më akt normativ të datës 2 korrik, buxhetin e shtetit për këtë vit, duke parashikuar gjendje shumë më të rëndë të financave publike se sa në fillim të krizës.

Defiçiti i planifikuar për këtë vit tashmë është 1 miliardë euro, ose rreth 23% të shpenzimeve të planifikuara. I gjithë defiçiti do të krijohet në shpenzimet e qeverisë qendrore.

Deficiti është rreth gjysëm miliardë euro më shumë se ai i parashikuar në mars 2020, në ndryshimet buxhetore për shkak të krizës së koronavirusit.

Defiçiti do të mbulohet me hua, të cilat qeveria tashmë thuaje i ka marrë: €650 milionë euro u morën përmes eurobondit në muajin maj, rreth €115 milionë në tregun e brendshëm në janar, ndërkohë që rreth €300 milionë janë dhënë nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke e çuar totalin e borxhit të marrë deri ë tani në mbi €1 miliardë.

Screenshot at PMTabela e ndryshimeve të buxhetit, miratuar me akt normativ në korrik 2020

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>