Qeveria ngre grup pune për vlerësimin e dëmeve në Zharrëz

Qeveria ngre grup pune për vlerësimin e dëmeve në Zharrëz

Shtëpitë e dëmtuara të banorëve të Zharrëzës do të vlerësohen nga një grup ekspertësh me një proces të përshpejtuar dhe do të dëmshpërblehen nga buxheti i shtetit dhe Bankers. Ky është vendimi që zëvendëskryeministri Niko Peleshi i komunikoi sot banorëve të Zharrëzës, që prej disa ditësh protestojne para Ministrisë së Energjitikës. Në një konferencë për shtyp, Zoti Peleshi deklaroi:

Kemi miratuar vendimin për marrjen e masave për evidentimin dhe vlerësimin e dëmve të shkaktuara nga lëkundjet e tokës në  Zharrëz dhe Kuman, në Roskovec. Ky vendim përcakton afate për vlerësimin në mënyrë të përshpejtuar për banesat e dëmtuara rëndë ose shkatërruar plotësisht dhe dëmshpërblimin e tyre në masën 100% nga buxheti i shtetit dhe Bankers.

Po ashtu, Zoti Peleshi sqaroi se ministria e Energjitikës ka urdhëruar ndalimin e operacionit të injektimit të ujit gëlqeror në zonën e Zharrzës. Ky operacion mendohet se është shkak për lëkundjen e forta që kanë vënë në rrezik jetën e banorëve dhe kanë dëmtuar shtëpitë e tyre.

Ministria e Energjitikës ka udhëzuar kompaninë Bankers Petroleum të përdorë metoda të tjera pune, që nuk kanë ndikim negativ për qytetarët.

Edhe Ministria e Mjedisit ka vendosur ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar dëmet e shkaktuara në mjedis nga aktiviteti i kompanisë koncesionare të naftës në zonën e Zharrëzëz.

Vendimet e qeverisë erdhën pas disa ditësh qendresë e protestë nga banorët e Zharrëzës, përpara Ministrisë së Energjitikës. Ato erdhën në Tiranë ditën e shtunë, pas katër ditësh marshimi më këmbë nga Zharrëza. Që prej fillimit të shkurtit, banorët e Zharrëzës kishin nisur grevën e urisë pasi prej kohësh jeta e tyre po rrezikohej nga lëkundjen e tokës, ndërsa banesat e tyre janë dëmtuar rëndë.

LEXO  Kosovë, 259 të infektuar të rinj dhe 7 viktima me Covid

Qeveria Rama ka pezulluar dhe më parë punën e Bankers Petroleum, por kompania, në kushte jo shumë të qarta, ka nisur sërish aktivitetin e saj.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>