Qeveria nis regjistrimin e pronave në bregdet

Nga Exit News
Qeveria nis regjistrimin e pronave në bregdet

Qeveria ka nisur procesin e regjistrimit të pronave në bregdet.

Një ditë pas publikimit në media të ligjit të qeverisë për menaxhimin e bregdetit, me anë të të cilit i heq pronarëve të tokave në bregdet të drejtën për shitjen e lirë apo zhvillimin nga vetë ata të tokave të tyre, Artan Lame, kreu i Kadastrës i ka kërkuar banorëve të Sarandës dhe të Himarës të sjellin dokumentat për regjistrimin e pronës së tyre.

Lame njoftoi se punonjësit e Kadastrës do të dalin në terren për të verifikuar pronat e banorëve.

“Regjistrimin në Kadastër e bën vetëm shteti dhe shtetit më ka ngarkuar mua në bashkëpunim me qeverisjen vendore. Duhet të jemi të ndërgjegjësim për problemet me pronat. Të marrim kohën e duhur të nxjerrin njerëzit në teren të hapim një zyrë ku secili të paraqesë të mbledhë dokumentacion dhe t’i hedhim në hartë të përbashkët”, tha Lame gjatë takimin me banorët e Himarës dhe Sarandës, ditët e premte, më 19 qershor.

Lame njoftoi se për regjistrimin e pronës do të përdoren edhe foton e marra me satelit. Pas këtij procesi, lajmëroi ai, banorët kanë afat dy muaj për tu ankuar për vendosjen e pronës së tyre.

Më herët, kreu i Kadastrës ka deklaruar se proces do të trajtojë:

  • rreth 16.500 pasuri private, kryesisht toka të përfituara me AMTP (përmes ligjit 7501/1991), shtëpitë e vjetra tradicionale, objekte në proces legalizimi, prona të vjetra, objekte të privatizuara, etj.
  • 5200 pasuri shtetërore, kryesisht prona të institucioneve publike, vepra infrastrukture, kullota, pyje, etj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>