Kryeministri Edi Rama ka vendosur të paguajë direkt të vetëpunësuarit me dyfishin e rrogës së deklaruar mujore. Gjithashtu, ai ka vendosur të dyfishojë pagesën mujore për familjen në ndihmë ekonomike dhe të të papunëve. Kryeministri, në një dalje në facebook njoftoi:
Çdo familje e vetëpunësuar do të marrë dy rroga mujore të deklaruara në shtet.
Të papunët do të përfitojnë dyfishin e pagesës së papunësisë.
Familjet në ndihmë ekonomike do të marrin dyfishin e ndihmës ekonomike.
Kryeministri Rama, gjithashtu përshendeti vendimin e BE-së për të hapur bisedimet me Shqipërinë. Ai tha se qeveria i ka plotësuar kushtet dhe do të vazhdojë t’i plotësoj deri në anëtarësimin në BE.