Një ditë kurimi në spital e ka koston rreth 12 mijë lekë në pavionin e përgjithshëm. Ndërsa në reanimacion kostoja për çdo ditë qendrim është rreth 14-15 mijë lekë.
Mesatarisht një person në spital qendron rreth 10-14 ditë. Kjo do të thotë se kostoja për trajtimin e një personi në pavion shkon mesatarisht deri në 168 mijë lekë, ose rreth 1400 euro. Kjo kosto përballohet e gjitha nga shteti.
Këto shifra bazohen në të dhënat publike dhe disa informacione të marra nga Ministria e Shëndetësisë, nga emisioni ‘Me pak fjalë’ .
Në mënyrë ironike, shqiptarëve ju kushton më mirë të sëmuren rëndë dhe të kurohen në spital, se sa të sëmuren lehtë dhe të kurohen në shtëpi.
Ajo që është edhe më e rëndë është se shumë persona arrijnë në spital pasi kurohen në mënyrë të pamjaftueshme në shtëpi.
Shumica e njerëzve që kanë humur jetën kanë shkuar në spitale pasi ka qënë tepër vonë. Kostoja e këtyre jetëve është e jashtëzakonshme.
Për këtë arsye qeveria duhet të ndihmonte kurimin e mirë të qytetarëve në shtëpi duke marrë prësipër një pjesë të kostove të kurimit.
Në fakt nga shumë kërkesa me natyrë politike dhe jo realiste, opozita propozon gjënë e duhur në këtë drejtim.