Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu paralajmëroi hapjen e spitaleve Covid 3 dhe Covid 4.
Gjatë seancës parlamentare ajo u shpreh se qeveria po rrit kapacitetet për të përballuar pandeminë e koronavirusit në vend.
“Po përgatitemi për hapjen e spitaleve Covid 3 dhe Covid 4. Ndaj po rrisim dhe kapacitetet.
Periudha që vjen në shtator, na detyron të marrim edhe më shumë masa. Për të ruajtur dhe për tu kujdesur për shëndetin publik. Do të vijojmë të fuqizojmë kapacitetet për t’ju përgjigjur epidemisë në vend”
Më herët, Manastirliu njoftoi se qeveria do të ashpërsojë dënimet kundër atyre diskove dhe klubeve të natës që happen.