
Kryeministri Edi Rama deklaroi se konçesioni i Check-Up, rruga Milot-Balldren, Rruga Orikum-Dukat dhe konçesioni i laboratorëve janë pezulluar për këtë vit. Zoti Rama konfirmoi kështu lajmin e para disa ditëve se konçesioni i check-up, ishte pezulluar.
Kryeministri tha se nesër do të paraqitet programi ekonomik në mbështetje të bizneseve. Ai tha vetem se pagat e atyre që janë në shtëpi se i është mbyllur puna do të kompesohen me një garanci financiare që qeveria do ti’ japë bizneseve. Ndërsa, ato që janë në shtëpi sepse i është mbyllur biznesi do të mbështeten nga qeveria.