Qeveria premton investim në periferi dhe fshatra në mandatin e tretë

Nga Exit News
Qeveria premton investim në periferi dhe fshatra në mandatin e tretë

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, premtoi, të hënën, se qeveria do të investojë më shumë në periferi dhe në fshatra në mandatin e saj të tretë.

I shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit Nuri Belba, ata inspektuan ecurinë e punimeve në rrugën e fshatit Qukës Shkumbin në Prrenjas.

“Objektivi ynë në mandatin e tretë është, që pasi kemi përfunduar qendrat e qyteteve, duhet të zhvendosemi në periferi dhe fshatra”, tha Balla.

Kryetari i Bashkisë, Belba tha se përpos kësaj rruge, të tjera projekte të rëndësishme ka bashkia për vitin e ardhshëm.

“Është një investim shumë i pritur për banorët e fshatit Qukës Shkumbin i cili parashikon edhe rikonceptimin e qendrës së fshatit.

3800 banorë marrin shërbim nga kjo rrugë dhe dua t’u them banorëve se ne jemi në krye të punëve prej më shumë se një viti tashmë”, tha ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>