Në rast se pakicat kombëtare përbëjnë 20 përqind të zonës ku jetojnë, ato mund të përdorin gjuhën e tyre.
Ky është vendimi i fundit i miratuar nga qeveria.
Projekt-vendimi përcakton se, personat, pjesë e pakicës kombëtare, duhet të bëjnë kërkesë tek bashkia dhe brenda 60 ditësh nga kërkesa këshilli bashkiak vendos për të.
Kërkesa duhet të bëhet nga të paktën 1 përqind e banorëve të pakicës kombëtare.
Në rast se miratohet kjo kërkesë, këshilli bashkiak mundëson përkthimin në gjuhën e pakicës kombëtare :
- Të të drejtave të tyre
- Aksesin në programin e transparencës
- Gjatë seancave të konsultimit publik
- Të kërkesave dhe ankesave drejtuar bashkisë
- Të iniciativave qytetare
Gjithashtu në zonën ku jetojnë këto pakica, do të vendosen tabelat e rrugëve, shesheve të përkthyer në gjuhën e tyre.
Projekt-vendimi vjen në kuadër të 15 kushteve, të vënë nga BE, të cilat Shqipëria duhet t’i ketë përmbushur përpara mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Një ndër kushtet është Miratimi i akteve nënligjore për Pakicat Kombëtar.