Qeveria, projektligj për krijimin e një regjistri online për pronarët përfitues

Nga Exit News
Qeveria, projektligj për krijimin e një regjistri online për pronarët përfitues

Qeveria ka miratuar një projektligj, i cili do të krijojë një regjistër online me të gjithë personat që kanë në pronësi të plotë ose shumicën e një kompanie apo një organizate jo fitimprurëse.

Këta persona emërtohen si pronarë përfitues.

Me anë të kësaj nisme kërkohet që të gjithë këta persona, të cilët kanë kuota ose aksione mbi 25 përqind apo zotërojnë plotësisht kompaninë ose OJF-në, të rregjistrohen pranë këtij rregjistri, me të gjitha të dhënat personale.

Do të përjashtohen nga ky ligj, tregtarë, kompanitë që zotërohen nga shteti, komunitetet fetare si dhe partitë politike.

Qëllimi i këtij ligji është të krijojë një data base me të gjithë personat e mësipërm, në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Qendra Kombëtare e Biznesit do jetë përgjegjës për këtë rregjistër.

Projektligji është ende në diskutim dhe pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>