
Qeveria shqiptare do të promovojë Shqipërinë si një destinacion turistik pa Covid-19. Për promovimin e vendit, qeveria do të paguajë 100 milionë lek, sipas vendimit të miratuar, të mërkurën.
Në vend ka nisur vaksinimi i punonjësve të shërbimit të hotelerisë në vendet turistike.
Ndërkohë, qeveria njoftoi se vendi nuk do të kërkojë asnjë pasaportë Covid-19 për turistët, në ndryshim nga vendet e tjera të botës.