Pasi dështoi tre herë për të hartuar një listë me kandidatë për në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg, qeveria Rama ka publikuar sot listën e re me 3 kandidatë për postin e anëtarët të GJEDNJ-së.
3 kandidatët e Shqipërisë për GJENDJ janë:
- Sokol Berberi, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, u dorëhoq nga posti pa kaluar vetingun;
- Marjana Semini, eksperte e Reformës në drejtësi;
- Darian Pavli, ekspert i Fondacionit Shoqëri e Hapur.
Këta tre kandidatë u përzgjodhën nga Komisionin i Ekspertëve nga një listë me 17 kandidatura, që u bë publike në prill 2018. Kandidatët nuk kanë kaluar procesin e vetingut, kusht që vetë qeveria e vendosi, por kanë zhvilluar vetëm disa intervista me Komisionin e Ekspertëve.
Vlen të përmendet fakti se kandidati Sokol Berberi ka qenë dhe në tre listat e mëparshme që janë hedhur poshtë në bllok nga Këshilli i Europës.