Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Drejtësisë kanë miratuar një urdhër ekzekutiv të përbashkët lidhur me taksimin e diferencuar të pasurive të paluajtshme , si ndërtimet e legalizuara, ashtu dhe ato të palegalizuara.
Sipas Urdhërit të datës 10 shtator 2018 “Për shkëmbimin e informacionit mbi pasuritë e paluajtshme të regjistruara dhe tjetërsimin e tyre”, dy ministritë bien dakord të ndërtojnë një bazë të dhënash mbi taksën e pasurive të paluajtshme. Në këtë bazë të dhënash do të përfshihet dhe informacion mbi pasuritë e patundshme që janë regjistruar, janë në procesin e legalizimit ose janë të paligjshme.
Kjo do të thotë që edhe familjet, pronat e të cilëve nuk janë regjistruar zyrtarisht ose që vazhdojnë të presin kthimin e pronave të tyre të konfiskuara nga regjimi komunist dhe që mund të jenë në çdo moment të shpronësuar nga qeveria, ende duhet të paguajnë taksat ndaj tyre shtetit.
Ndërkohë, qeveria e kryeministrit Edi Rama pezulloi në mënyrë të njëanshme “për një kohë të pacaktuar” të gjitha proceset e legalizimit të pronave përgjatë vijës bregdetare shqiptare, e cila është një pengesë e paligjshme për zbatimin e duhur të ligjit shqiptar të pronësisë.
Kështu duket se qeveria e Ramës kërkon të mbledhë taksa nga ndërtimet, por jo t’i legalizojë ato!