Qeveria realizon vetëm 50% të investimeve të parashikuara

Nga Exit News
Qeveria realizon vetëm 50% të investimeve të parashikuara

“Qeveria në 10 vitet e fundit realizon vetëm 50% të investimeve, ndërkohë që shteti përmes këtyre investime mund të rrisë vendet e punës. Ndaj ky buxhet nuk do të bëj përjashtim”, tha profesori i Ekonomisë në Universitetin Amerikan të Lindjes së Mesme në Kuvajt, Altin Hoti në ‘Me pak fjalë”, në Euronews, të martën.

Gjatë bisedës me Neritan Sejaminin, Hoti u shpreh se ndryshimi i sistemit të taksave ka tkurrur investimet e huaja në vend dhe kjo ndikon dhe në mosrealizimin e planit për mbldhjen e të ardhurave:

“Mungesa e stabilitetit të politikës fiskale i largon nga Shqipëria duke sjellë tkurrjen e investimeve në Shqipëri.”

Gjithashtu ai sqaroi se ndryshimi i taksave ndikon edhe në bizneset në vend, dhe e bën të pamundur administratën tatimore të mbledhë të ardhurat.

“Këto paqëndrueshmëri e drejtojnë biznesin drejt mospagesë së taksës,” përfundoi Hoti,

 

 

Lajme te ngjashme