Qeveria rimerr projektin e zonës industriale të Spitallës — Exit Shpjegon

Qeveria rimerr projektin e zonës industriale të Spitallës — Exit Shpjegon

Qeveria ka vendosur të mërrkurën të rihapë tenderin për zonën industriale të Spitallës, në Durrës, me disa kushte të ndryshuara.

Kjo është përpjekja e dytë të qeverisë Rama për këtë zonë. Në garën e parë u pranua oferta e një konsorciumi të dy kompanive kineze, pa asnjë përvojë në këtë fushë dhe pa potenciale financiare.

Njëra prej dy kompanive shfaqi në faqen e saj në internet një foto të drejtuesit të komoansië me vëllain e Kryeministrit Rama, duke e cilësuar atë si përfaqësues të Kryemisitrit me të cilën diskutuan për interesat e kompanisë. Ky fakt shkaktoi shumë polemika në vend. Dhe Zoti Rama deklaroi se kishte kërkuar anullimin e tenderit për të shmangur spekullimet politike, duke u shprehur se vëllai i vetë kishte shkaur në Kinë për të shoqëruar një shok fëmijërie dhe nuk kishte lidhje biznesi atje.

Në kushtet e tenderit të ri që do hapë qeveria është zvogëluar ndjeshëm sipërfaqja e zonës, nga 500 hektarë në 200 hektar; për më tepër, projekti do të ketë një fazë fillestare për zhvillimin e vetëm 100 hektarëve të parë.

Qeveria nuk ka dhënë arsye për zvogëlimin e sipërfaqes, por mund të mendohet se përmasat e propozuara fillimisht e për rrjedhojë edhe kostoja e investimit ishin shumë të larta për të ngjallur interesin e investitorëve të mundshëm.

Projekti i Zonës Industriale të Spitallës ka qënë në vëmendjen e të dy qevirive të fundit, por nuk ka arritur të konkretizohet asnjëherë. Fillimisht ishte Qeveria Berisha që në vitin 2008 e shpalli Spitallën park industrial, me një sipërfaqe 805 hektarësh, parashikuar të jepej me konçesion për 35 vjet. Por projekti i qeverisë Berisha mbeti në letër.

Në janar të 2015-ës, Qeveria Rama e rimori projektin duke e zvogëluar sipërfaqen në 500 hektarë dhe duke përcaktuar çmimin simbolik prej një euro për dhënien e saj me konçesion për 35 vjet. Në korrik të 2015, qeveria Rama mori një tjetër vendim për zgjatjen e periudhës së konçesionit në 99 vjet.

Vendimi i djeshëm e zvogëloi sipërfaqen e zonës në 200 hektarë duke ruajtur të pandryshuara kushtet e tjera.

Projekti është projektuar me qëllimin për të nxitur investimet e huaja në veçanti ato në sektorin e prodhimit, i cili po e përballon më së miri krizën ekonomike dhe po ndihmon në zhvillimin e eksporteve vendase.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>