Mediat frenge, të cilat raportojnë për Serbinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor denoncuan sot autoritete serbe për kërcënim ndaj korespondentit të tyre në Serbi, me qëllim debimin e tij nga Serbia.
Në deklaratën për shtyp, ato shprehen se sjellja e Ministrisë së Brendshme serbe është e padenjë për një vend që kërkon të anëtarësohet në BE dhe veprimet e tyre kanë shkelur jo vetëm ligjet e vendit por edhe nenin 8 të Konventës Ndërkombëtare të Drejtës së Njeriut mbi ruajtje e jetës private dhe familjare.
Më poshtë gjeni deklaratën e plotë të:
Philippe Bertinchamps, gazetar Belg, i cili jeton dhe punon në Beograd si korespondentë i mediave frënge Courrier des Balkans, Mediapart, Liberation, RFI, RTBF, Le Soir, La Tribune de Geneve dhe media të tjera në gjuhën frënge, është kërcënuar nga Ministria e Brendshme serbe për dëbim nga Serbia me pretekstin se ai përbën “pengesë për rendin publik dhe sigurinë kombëtare”.
Kjo akuzë ëshët e pambështetur në prova. Bertinchamps është marër në pyetje dy herë nga Agjensia serbe e Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA) për “intervista të thelluar informative” — hera e parë ka qënë në prill 2017, pak kohë pas zgjedhjeve presidenciale serbe.
Duke parë situatën shumë shqetësuese të lirisë së medias në Serbi, ku gazetarët e pavarur janë target i dhunës verbale dhe fizike dhe i propagandës së urrejtjes nga media pro qeveritare, ne besojmë se ky rast duhet, në mënyrë urgjente, të ketë vemendjen e publikut serbë, evropian dhe ndërkombëtarë.
Bertinchamps ka mbuluar Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor për 10 vjet. Ai gjithëmonë ka treguar paanësi maksimale në raporitmet e tij. Asnjëherë nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me policinë, dhe deri më 2017 ka marrë lejen e qendrimi në Serbi pa asnjë problem.
Ai jeton në Beograd që në vitin 2007, i amrtuar me një fotoreportere serbe dhe bab i një vajzë 5 vjeçare. Aplikimi i tij për leje qendrimi të përkohshme për arsye familjare u refuzua pa asnjë lloj sqarimi nga Ministria e Brendshme serbe në prill 2017 dhe në 8 janar 2018.
Gjykata administrative serbe vendosi në dhjetor të 2017 pro tij, duke u shprehur se autoritete serbe duhet të japin sqarime për refuzimin e lejes së qendrimti. Vendimet e Ministrisë së Brendshme jo vetëm kanë shkelur ligjet serbe por edhe nenin 8 të Konventës evropian mbi të drejtat e njeriut, në respektim të jetës private dhe familjare.
Por autoritete serbe nuk ia vënë veshin vendimeve të gjykatës dhe sjellja e ministrisë është e padenjë për një vend që këkron të anëtarësohet në BE. Bertinchamps do të mbrojë karrierën e tij si gazetarë, ndaj ka vendosur t’i drejtohet sërish gjykatës serbe si dhe autortiteteve të larta ndërkombëtare dhe evropiane.
Një konferencë për shtyp në lidhje me këtë rast do të mbahet në Beograd më 20 shkurt, në Qendrën e Medias të Beogradit.
Reporters sans Frontières
Le Courrier des Balkans
Mediapart
Libération
RTBF Information
La Tribune de Genève