Qeveria ka vendosur të shpërblejë me një rrogë prej 55 mijë lekësh punonjësit e shërbimeve sociale të cilët kanë shërbyer në qendrat sociale gjatë pandemisë së Covid-19.
Sipas VKM-së, miratuar më 6 maj, personeli që përfiton është “personeli që shërben në institucionet e përkujdesjes shoqërore rezidenciale publike, që janë në përgjegjësi administrimi të shërbimit social shtetëror dhe të bashkive.”
Shumë prej qendrave sociale në vend kanë qendruar të hapura dhe i kanë shërbyer qytetarëve në nevojë gjatë krizës së Covid-19.
Me vendim të Ministrsë së Shëndetësisë, që më 10 mars, në qendrat sociale që ofrojnë shërbime si të moshuarit, PAK, fëmijët jetimë, u kufizua ndjeshëm kontakti me persona jashtë strukturës ku ata banojnë, por shërbimi vazhdoi të ofrohej.
Qendra të tjera që ofrojnë shërbim ditor dhe jo rezidencial, u mbyllën për të shmangur sa më shumë mundësi e përhapjes së Covid-19. Por punonjësit social u shërbyen, në shumicën e rasteve, në shtëpi qytetarëve në nevojë, duke i siguruar ushqim.