Qeveria shqiptare merr 120 milionë euro borxh

Nga Exit News
Qeveria shqiptare merr 120 milionë euro borxh

Qeveria shqiptare do të marrë 120 milionë euro borxh në tregun e brendshëm, duke shitur bono thesari, me interes 1,8 përqind.

Banka e Shqipërisë ka lajmëruar se do të zhvillojë më 6 prill ankandin për bonot e thesarit. Në këtë ankand mund të marrin pjesë institucionet financiare, bankat e vendit, dhe individë.

Ndërkohë, qeveria po përgatitet për të shitur eurobond me vlerë 500 milionë euro në tregun e jashtëm. Para pak ditësh qeveria vendosi edhe pagesën e këshilltarit financiar për menaxhimin e borxhit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>