Nga 15 tetori, të gjithë shtetasit shqiptarë me banim në Greqi do të pajisen me pasaportë brenda 15 ditëve. Pasaporta do t’i dërgohet në banesë ose në ambasadën shqiptare në Greqi, me postë të shpejtë.
“Nga momenti i aplikimit deri në momentin që do e marrin pasaportën në dore, ne do arrijmë ta bëjmë për 15 ditë, gjë që nuk arrin të bëhet as në Shqipëri”, njoftoi në një intervistë për News24 Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Genti Tare.
Ai tha se aktualisht një shtetas shqiptarë duhet të presë nga 5 deri në 7 muaj për tu pajisur me pashaportë në Greqi, përmes aplikimit në Konsullatë.
Tare sqaroi se pas përfundimit të procesit me greqinë, edhe më shqiptarët me banim në Itali do të veprohet njësoj.
Vonesat e krijuara në pajisjen me dokumenta identifikimi bënë që shumë shqiptarë të vinin në vend sapo u hapën kufijtë, duke shkaktuar më pas radhë radhët e gjata në kufi.