Qeveria synon të vaksinojë 15 mijë persona në ditë

Nga Exit News
Qeveria synon të vaksinojë 15 mijë persona në ditë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se synimi i qeverisë është të vaksinojë 15 mijë qytetarë në ditë.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Manastirliu tha se tregu i vaksinave është i vështirë pasi ka pak vaksina dhe shumë kërkesë për to.

Shqipëria përmes një plani të mirëstrukturuar objektivi është të shtrihet vaksinimi, por e rëndësishme është që po punojmë që edhe kapacitetet tona t’i kemi kur të jetë i mundur vaksinimi masiv, objektivi është të administrojmë 15 mijë persona në ditë.”

Tregu i vaksinave është një treg i vështirë, ka luftë bërrylash dhe sigurisht sigurimi i vaksinave dhe për efekt të prodhimit të ulët është një përpjekje e vërtetë për vendet e botës.”

Ajo tha se akti normativ që pritet të miratohet sot do t’i hapë rrugë marrjes së vaksinave të tjera.

Më herët nga stadiumi Air Albania, Manastirliu pohoi se deri më tani janë vaksinuar 200 pedagogë dhe 12 mijë mësues.

10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V mbërritën në vend, të hënën, 22 mars. Vaksinat u dhuruan nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

Qeveria miratoi para pak javësh vendimin për marrjen e vaksinave nga të gjtiha vendet prodhuese dhe shpërndarëse.

Deri më tani, në vend adminnistroheshin vaksinat e prodhuara nga kompania Pfizer dhe AstraZeneca.

Qeveria ka vendosur vaksinimin e personelit shëndetësor dhe të të moshuarve mbi moshën 80 vjeç. Kryeministri ka premtuar ardhjen e 360 mijë doza vaksinash në vend në javët në vijim.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>