Qendra Kulturore në Rrogozhinë, shembull i arkitekturës së Realizmit Socialist, nuk do të shembet.
E ndërtuar në stilin e Realizmit Socialist në fillim të viteve 1970, ajo u konsiderua arkitektura më e mire shtetërore gjatë regjimit komunist. Përbërja e linjave të pastra, format funksionale dhe modeli simetrik, mbetet shembulli kryesor i arkitekturës moderne midis stilit më tradicional në zonës.
Sot, ajo ka nevojë për rikonstruksion, por përdoret rregullisht nga fëmijët e shkollës apo punonjësit e bashkisë për aktivitete të ndryshme.
Pas tërmetit të nëntorit 2019, bashkia filloi të bënte plane për prishjen e saj duke pretenduar se ishte dëmtuar rëndë. Inxhinierët nga Instituti i Ndërtimit bënë një studim të shpejtë dhe e nxorrën godinën si të pariparueshëm. Çuditërisht, seksioni mbi “gjetjet gjatë inspektimit” ishte më pak se gjysmë faqe e gjatë dhe raporti i plotë përmbante pak informacion për punën e kryer nga inspektorët.
Raporti, i parë nga Exit News, vinte në dukje se godina kishte dëmtime në themele, çarje në tavan dhe dëme në materialet e ndërtimit për shkak të kalimit të viteve. Ata e mbyllin raportin duke shkruaj se struktura e ndërtesës ishin dëmtuar dhe nuk kishte nevojë për ekzaminim të mëtejshëm ligjor të ndërtesës.
Hetimet nga Exit News gjithashtu zbuluan se inxhinierët që ‘inspektuan’ këtë ndërtesë, ishin dy nga të njëjtët inxhinierë që nënshkruan prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet për “shpërdorim detyre”. Olsi Nunaj dhe Elbarina Kola akuzohen se nuk kanë kryer procedurën e duhur të inspektimit në Teatrin Kombëtar dhe për arritjen në përfundime jot ë vërteta se Teatri ishte një strukturë e pasigurt.
Lajmi për shembjen e qendrës ngjalli polemika pasi rreth 150 familje në Rrogozhine janë ende të pastrehë pas dëmtimit të pronave të tyre nga tërmeti. Shumë prej tyre janë duke jetuar në tenda, struktura të përkohshme ose kanë mbetur brenda shtëpive të pasigurta dhe po jetojnë me ndihma. Projekti që do të kushtonte miliona euro nuk u mbështet nga banorët, jo vetëm sepse do të shkatërronte trashëgiminë vendase, por sepse shumë menduan se përparësia duhet të ishtë strehimi i banorëve.
Për shkak të vëmendjes së mediave dhe dëshirave të banorëve që qendra kulturore të riparohet dhe jo të shembet, bashkia vendosi të tërhiqej nga projekti. Një burim që punon në bashki e konfirmoi lajmin për Exit News.
Ndërsa ndërtesa është me të vërtetë në gjendje të keqe, Laim Halili, një nga përgjegjësit për mbikëqyrjen e ndërtimit të tij, tha se qendra ishte ndërtuar me kujdes dhe ishte dizajnuar për t’i bërë ballë çdo kohe.
Nga themelet te panelet e parafabrikuara që prodhoheshin në Durrës dhe transportoheshin në Rrogozine, i gjithë procesi ishte i kontrolluar dhe monitoruar me cilësi në çdo fazë.
Një tjetër arkitekt me të cilin Exit Neës foli tha se qendra nuk kishte dëme në elementet strukturorë dhe se çdo dëm ishte thjesht në fasadë e suvtim.
Ai shtoi se nëse autoritetet kishin ndërmend ta prishnin sepse është e pasigurt, kjo do të kërkonte një studim të plotë sizmik për të konstatuar nëse kjo ishte e vërtetë. Për shkak të natyrës së vrullshme të gjithë procesit të bërë nga bashkia, ai hodhi dyshime se projekti për shembjen e qendrës ishte një mënyrë për të marrë fonde rindërtimi për një projekt që do t’i jepej një prej kompanive më të afërta me qeverinë.
Exit gjithashtu zbuloi se pavarësisht se bashkia thoshte se qednra ishte “e pasigurt”, një takim i Partisë Socialiste ishte mbajtur brenda saj kohët e fundit.
Pas vdekjes së kryetarit të Bashkisë Rrogozhine vitin e kaluar, Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj mori kompetencat e Kryetarit të Bashkisë për këtë ndërtesë. Tani ai është “ekskluzivisht përgjegjës për koordinimin e të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në lidhje me programin e (rindërtimit)”. Kjo përfshin përcaktimin e fondeve dhe mbikëqyrjen e projekteve që do të rindërtohen.
Banorët kishin frikë se paratë për rindërtimin e shtëpive të familjeve të pastreha në zonë mund të përdoreshin për prishjen dhe rindërtimin e qendrës kulturore pa qenë e nevojshme .