Qeveria, tjetër furnizim me mjete dhe pajisje mbrojtëse

Nga Exit News
Qeveria, tjetër furnizim me mjete dhe pajisje mbrojtëse

Tetë tonë mjete mbrojtëse për stafet mjekësore mbërritën pasditen e së premtes në aeroportin e Rinasit si furnizim i dytë për Shqipërinë në situatën e epidemisë me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me këtë ngarkesë shkon në 15 tonë sasia e stokut të materialeve, ndërsa është në pritje edhe të një dërgese tjetër prej 11 tonësh.

Totali prej 26 tonësh materiale të financuara nga qeveria janë maska, veshje speciale, syze, helmeta dhe dorashka mbrojtëse

“Ne rrisim stokun në vazhdimësi në mënyrë që të krijojmë furnizimin e vazhdueshëm për të gjitha spitalet, jo vetëm për spitalet COVID, për Infektivin, për “Shefqet Ndroqin”, por gjithashtu dhe për spitalet e tjera rajonale, ku rritja e stokut është një garanci më shumë për të mbrojtur personelin nga ky infeksion”

Mjetet e mbrojtes për stafet mjekësore u transportuan falë mbështetjes nga qeveria turke, e cila lehtësoi procedurat e eksportit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>