Qeveria tranzitore është hequr nga diskutimet e Këshillit Politik, sepse nuk ishte pjesë e propozimeve të OSBE/ODIHR-it për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Ky vendim u mor sot në mbledhjen e katër anëtarëve të KP-së Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.
Është ende e paqartë nëse do të vazhdojnë jashtë Këshillit Politik diskutimet për qeverinë tranzitore mes opozitës dhe shumicës.
Qeveria tranzitore ka qënë kërkesa kryesore e PD-së, si e vetmja mënyrë për të ruajtur votat e qytetarëve.
Por shumica socialiste nuk ka pranuar asnjëherë ta shqyrtojë këtë kërkesë duke thënë se ajo nuk është pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore.