Qeveria ul pritshmëritë për rritjen e të ardhurave nga fiskalizimi

Nga Exit News
Qeveria ul pritshmëritë për rritjen e të ardhurave nga fiskalizimi

“Synojmë të rrisim me 10% të ardhurat në buxhetin e shtetit nga fiskalizimi.”

Kështu deklaroi të martën, ministrja e Financave Anila Denaj gjatë një konference për shtyp për mbarëvajtjen e ekonomisë, bashkë me kryeministrin Rama dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve Delina Ibrahimaj.

Sistemi i fiskalizimit ka nisur të përdoret pjesërisht që nga 1 janari 2021. Pra nga 1 janari 2021, të gjitha bizneset që lëshojnë fatura për institucionet shtetërore dhe çdo ent publik, mund të lëshojnë vetëm fatura elektronike.

Ky, sipas qeverisë, është hapi i parë i sistemit të ri të fiskalizimit.

Por pak ditë para se sistemi i fiskalizimit të hynte në fuqi, Drejtoresha e Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj parashikonte se ndikimi i tij do të ishte më i lartë në buxhetin e shtetit.

Sipas Ibrahimajt, reforma e fiskalizimit do të rrisë të ardhurat tatimore në buxhetin e shtetit me 15 për qind.

Deri më tani as Ministria e Financave dhe as Drejtoria e Tatimeve nuk kanë bërë publike analiza apo studime mbi të cilat janë bazuar pritshmëritë e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>