Qeveria ka vendosur që Garda e Republikës do të mbrojë dhe ruajë ambasadorin e delegacionit të BE në Shqipëri.
Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare. Prej vitit 2018 në Shqipëri, ambasador i BE është Luigi Soreca.
Sëbashku me ambasadorin, garda do të ruajë dhe mbrojë vendin ku jeton dhe punon ambasadori.
Megjithatë, një vendim të njejtë qeveria e ka marrë në vitin 2017 për ambasadoren e atëhershme të BE-së, Romana Vlahutin.
Sipas ligjit, personat që ruan dhe mbron Garda e Republikës janë:
- Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe pjesëtarët e familjeve të tyre,
- Zëvendëskryetari i Kuvendit,
- Zëvendëskryeministri,
- ministri i Brendshëm,
- ministri i Jashtëm;
- Kryetari i Gjykatës Kushtetuese,
- Kryetari i Gjykatës së Lartë
- personalitete të tjera që përcatohen me vendim të Këshillit të Ministrave ku hyjnë edhe ambasadorët.