
Qeveria ka vendosur që punjësit e institucioneve të kujdesit shëndetësor dhe strukturat e Policisë së Shtetit do të marrin shpërblim për festat e fundvitit.
Vendimi i Këshillit të Ministrave ka bërë një ndryshim në VKM-në e mëparshme që përjashtonte të gjithë punonjësit shtetëror nga organizimi i festës së fundvitit dhe shpërblimit për punën njëvjeçare.
“Përjashtimi kufizues sa më sipër nuk aplikohet për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e Policisë së Shtetit, mënyra e pagesës së të cilave përcaktohet, përkatësisht, nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.”
Përveç punjësve të spitaleve dhe policëve, shpërblim do të marrin edhe pensionistët.
Shpërblimi ishte hequr nga qeveria për shkak të vështirësive ekonomike që solli tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia më vonë.