Në çdo universitet të vendit do të vendosen ekipet e vaksinimit, me nisjen e viti të ri shkollor. Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu gjatë një vizite në qendrën e vaksinimit “Air Albania”, të martën.
“Në çdo universitet me kalendar dhe në njësitë vendore në rrethe do të mundemi të jemi në universitete e fakultete për të bërë vaksinën aty për studentë e pedagogët që nuk kanë bërë vaksinën”, u shpreh Manastirliu.
Numri i të infektuarve me koronavirus u rrit në muajin gusht, duke kaluar mbi 800 të infektuar në ditë. Njësoj u rrit edhe numri i personave të shtruar në spitale.
Autoritetet kanë bërë thirrje për vaksinim të popullsisë. Sipas të dhënave zyrtare të shtruarit në spitale janë të pavaksinuar.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë Rakaçolli u shpreh se në vend ka:
“Mbi 1. 5 mln njerëz janë vaksinuar me një dozë. Mbi 25 % e popullsisë e vaksinuar me dy doza dhe rreth 600 mijë të vaksinuar. Përqindja e atyre që kanë marrë Sinovac është me e lartë”.
Në vend ka 1 milionë doza të vaksinës Sinovac. Por sipas Rakacollit, “ne duam të vaksinojmë popullsinë me vaksina që janë të provuara që janë të suksesshme”.