
Qipro njoftoi kufizime të reja të mërkurën për të luftuar përhapjen e Covid-19 pas një rritje të rasteve në javët e fundit, raportoi The Guardian.
Qytetarët nuk do të mund të lëvizin nga ora 23:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit do të fillojë të enjten dhe do të qëndrojë në fuqi deri më 30 nëntor.
Qipro mbylli të gjithë vendin në mars duke i ulur në zero shifrat e Covid-19. Ndërsa rritja e numrave filloi në fillim të tetorit.
Të mërkurën, Qipro raportoi 166 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 5,100.
Presidenti qipriot Nicos Anastasiades deklaroi për median se: “Rritja ditore e rasteve rrezikon të dalë jashtë kontrollit, gjë që përveç kërcënimit të jetës kërcënon sistemin e kujdesit shëndetësor, punësimin dhe mirëqenien tonë në përgjithësi”.