QSUT, asnjë i infektuar me Covid-19 nuk është transferuar në shërbimin e Anestezi Reanimacionit

Nga Exit News
QSUT, asnjë i infektuar me Covid-19 nuk është transferuar në shërbimin e Anestezi Reanimacionit

Asnjë i infektuar me Covid-19 nuk është transferuar në shërbimin e Anestezi Reanimacionit në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’.

“Në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit nuk janë trasferuar kurrësesi raste të diagnostikuara me virusin Covid-19”, njofton QSUT publikun në lidhje me pretendimin se në këtë shërbim janë trajtuar të infektuar me Covid-19

QSUT ka sqaruar se në rastin e identifikimit të një pacienti të infektuar me koronavirus në sherbimin e Reanimacionit, dhe kur transferimi i tij në Infektiv është i pamundur atëherë ai “izolohet në bokse të veçanta pa pasur kontakt me pacientët e tjerë”.

Institucioni njofton qytetarët edhe se mjetet mbrojtëse dhe aparaturat në shërbimin e Reanimacionit nuk kanë munguar asnjëherë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>