QSUT e paguan më shtrenjtë se në Zvicër pastrimin e trotuareve

QSUT e paguan më shtrenjtë se në Zvicër pastrimin e trotuareve

Ministria e Shëndetësisë ankohet çdo ditë se nuk ka fonde për shërbime bazë shëndetësore ndaj qytetarëve, të cilat po ja u kalon çdo ditë privatëve. Por kur vjen puna për pastrimin e territorit të QSUT-së ajo paguan më shtrenjtë se në Zvicër.

110 mijë euro do të paguajë QSUT për pastrimin e mjediseve të jashtme të qëndrës spitalore për vetëm 9 muaj, ose rreth 12 mijë euro në muaj.

Ministria e Brendëshme shpalli, dje, në emër të QSUT-së, tenderin për pastrimin e mjediseve të jashtme dhe pjesëve të gjelbërta, me kohëzgjatje praktikisht prill – dhjetor 2016, me vlerë 14,9 milionë lekë. Në kërkesat për shërbimin përfshihen pastrimi dhe larja e rrugëve dhe trotuarve, përkujdesjen për barin e lulishteve, si dhe transportin e mbeturinave nga QSUT-të për në landfill.

Në dokumentet e tenderit pretendohet që QSUT-të prodhon rreth 10 ton mbetje në ditë (pa përfshirë mbetjet spiralore të cilat trajtohen në tjetër mënyrë).

Duket një shifër e tejfryrë, sikurse edhe vetë kostoja e shërbimit që tejkalon edhe kostot e vëndeve më të shtrenjta në botë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>