QSUT është pajisur me 265 monitorë të rinj për reaminacionet. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Në një njoftim MSH shkruan:
“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”– Vijon fuqizimi i njësive të terapisë intensive, me 265 monitorë të rinj për reanimacionet. Forcojmë kapacitetet spitalore për përballimin e COVID-19.”
Monitorët e rinj vijnë në një kohë ku Shqipëria po përballet me një numër të lartë të të shtruarve në spital. Gjatë 24 orëve të fundit 84 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv.