Qumështor për drekën e së dielës

Nga JaMystic
Qumështor për drekën e së dielës Qumeshtor

JaMystic sot ndihet tradicional . Ju propozon si ëmbëlsirë “Qumështor Përmeti”

Qumështori është ëmbëlsira ime .

Sa herë që vija nga një udhëtim mami më bënte qumështor për të më shprehur dashurinë e saj. Dhe funksiononte vërtet. Haja gjysmën e tavës:-).

Nga pasioni për këtë ëmbëlsirë kam zhvilluar recetën time.

Qumështor special

Për 1 person me pasion duhen:

  • 8 vezë
  • 50g gjalpë
  • 1 ½ qumësht
  • 10 lugë sheqer
  • 6 lugë gjelle miell
  • 1 lugë gjelle krunde
  • 3 lugë gjelle niseshte
  • 1 lugë kafeje vanilje
  • majë kripë
  • një petë byreku.

Për zbukurim

  • 1 lugë gjelle sheqer pluhur
  • 2 lugë bajame të prera në feta

Rrahim të bardhat e vezëve me pak kripë . Pastaj shtojmë gjysmën e sheqerit pak nga pak deri sa të bardhat fryhen.
I shtojmë kësaj mase te verdhat dhe i lëmë mënjanë. Ndezim furrën në 200 gradë.

Në një tenxhere shtojmë qumështin, gjalpin sheqerin , vaniljen dhe i përziejmë. E lëmë të ngrohet pak dhe duke vazhduar përzierjen shtojmë miellin ( përziejmë miellin, niseshtenë dhe krundet) dhe me tel vazhdojmë përzierjen deri sa të trashet masa.

E heqim nga zjarri dhe kësaj mase të trashë i shtojmë pak nga pak masën e vezëve duke e përzierë vazhdimisht që të mos priten vezët.

Një tavë 4 cm të thellë që shkon në furrë e lyejmë me gjalpë dhe shtojmë petën duke i lënë anët përjashta. Hedhim gjithë masën mbi petë dhe palosim anët e petës në formë gërsheti dhe e fusim në furrë derisa të marrë ngjyrë në sipërfaqe.

Jamystic këshillon: Personalisht qumështorin e preferoj të vakur duke i hedhur përsipër sheqer pluhur dhe bajame të grira.

Qumeshtor
Qumeshtor

1 koment

  1. Pp 3 Maj, 2020 në 6:06 pm

    Po per ne qe agjerojme do na japesh ndonje recete?!

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme