Qytetarët i rikthejnë mbishkrimin Teatrit Kombëtar

Qytetarët i rikthejnë mbishkrimin Teatrit Kombëtar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qindra qytetarë vendosën sot mbishkrimin “Teatri Kombëtar” në fasadën e godinës.

Gërmat për Teatrin u blenë me fonde të mbledhura gajtë dy ditëve të fundit nga qytetarë dhe artistë.

Mbishkrimi në fasadën e Teatrit u hoq natën e 26 prillit nga punëtorët e Bashkisë Tiranë. Ky veprim i ndërmarrë fshehurazi shkaktoi reagim të gjerë tek artistët dhe shoqëri civile. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nisi mënjeherë mbledhjen e fondeve dhe brenda pak ditësh u mundësua shuma e nevojshme.

Qytetarë dhe artistë vazhdojnë çdo mbrëmje të mblidhen në sheshin para Teatrit që prej shkurtit të vitit të kaluar. Diskutimet e tyre transmetohen live çdo mbrëmje në faqen e Aleancës në Facebook.

Lajme te ngjashme