Policia kufitare greke mbylli kufirit e Kapshtices pasi u plotësua kuota prej 300 kalimesh në ditë. Drejtoria e Kufirit të Korcës i bëri thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë sot në drejtim të Kapshticës.
Numri prej 300 personash i lejuar për të kaluar u plotësua, në orët e para të mëngjesit së të dielës.
Ndërkohë qindra qytetarë shqiptare po presin për të kaluar kufirin, duke krijuar radhë të gjata.
Edhe të shtunën ndodhi i njëjti problem, duke krijuar radhë të gjata pritje që prej paradites. Qytetarët e kaluan natën në Kapshticë sepse kishin frikë se i mbaronte afati prej 72-orësh të testit për Covid-19 dhe policia greke mund t’i quante ato të pavlefshme.
Sipas rregullave të reja të Greqisë, vetem 300 qytetarët të lejohen të hyjnë në Greqi dhe ata duhet të kenë me vete një test negativ për Covidin, të 72 orëve të fundit.