Javën që vjen do të shihen nëse masat ndaluese të distancimit social kanë dhënë efekt në ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Kështu deklaroi Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në emisionin “Kjo Javë” në News 24.
Zonja Rakacolli sqaroi se persona e shëruar deri më tani nuk kanë qënë në reanimacion, as në respirator. Ajo paralajmëroi se personat me sëmundje kronike si diabeti, apo sëmundje të mushkërisë, do të preken më rëndë nga virusi se sa një person i shëndosh.
Për momentin nuk ka një ilaç të vetëm që shëron koronavirusi, tha zëvendës ministrja, por janë disa ilaçe që përdoren. Ndërsa, për strategjinë e testimit, të kritikuar në publik, zonja Rakacolli tha se:
“Po gjurmojmë shumë sa më shumë njerëz që të kenë kontakte dhe të marrin tamponin. Ne po hasim një ekperiencë të re që sa janë të frikësuar dhe disa thonë që kanë logjikë për ta bërë, një pjesë thonë dhe fshehin që qenë jashtë apo kanë pasur kontakte”.