Përdorimi i maskave dhe ruajtja e distancës sociale dy mbrojnë nga infektimi me koronavirus.
“Maska mbron mbi 70% dhe jo vetëm maska kirurgjikale, ose maska mjekësore. Nuk po them për atë maskën e thjeshtë kirurgjikale, pa thënë për ato maskat që janë në një nivel më të lartë mbrojtës, por edhe një barrierë”, tha zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakaçolli, në një intervistë për Klan Tv.
Ajo tha se “në të gjitha protokollet, maska është e detyrueshme” në çdo ambjent të mbyllur.