Rakacolli: Nuk parashikohet mbyllja e plotë e vendit

Nga Exit News
Rakacolli: Nuk parashikohet mbyllja e plotë e vendit

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi të premten se rimbyllja e plotë e vendit nuk është në skenaret e mundshme të qeverisë për të përballuar pandeminë e Covid-19.

një intervistë për Euronews Albania, Rakacolli tha se megjithëse numri it ë infektuarve është rritur ndjeshëm javët e fundit, masat e marra do të jenë ‘të mirëmenduara’.

“Ne nuk duam të mbyllemi krejtësisht siç bëmë në fillim. Këtë nuk e duam as ne dhe as qytetarët,” u shpreh Rakacolli.

Ajo shtoi se rritja e të infektuarve ka ardhur kryesisht për faktin se qytetarët nuk po zbatojnë masat e rekomanduara:

Është një situatë shqetësuese, sepse numrat po vijnë në rritje. Kjo situatë ka të bëjë me sjelljen e virusit në këtë stinë vjeshtë-dimër, por ka të bëjë edhe me atë se qytetarët nuk po i respektojnë masat, sidomos në këtë periudhë të rritje së rasteve.”

Në lidhje me mbylljen e lokaleve e bareve, Rakacolli tha se ato po mbahen nën monitorim:

“Po i monitorojmë, nuk mund të themi po ose jo, por akoma nuk kemi arritur në këtë rezultat. Ne po bëjmë thirrje tek qytetarët për kujdes që mos të arrijmë ta bëjmë këtë, dhe mos të shpenzojnë orë të zgjatura në bare.”

Ajo i bëri apel qytetarëve që të zbatojnë masat e rekomanduara:

“Që në mos të arrijmë këtu nuk e kemi në dorë ne, por këtë e kanë në dorë qytetarët.

Njerëzit nuk e mbajnë maskën në mënyrë korrekte, vazhdojnë të qëndrojnë me orë të zgjatura në bare e restorante dhe nuk ruajnë distancën.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>