Rakipi e Rehovica ankimojnë heqjen e mandatit

Rakipi e Rehovica ankimojnë heqjen e mandatit

Ish-deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi, që ju hoq mandati pak javë më parë. Ka ankimuar vendimin e KQZ-së në Gjykatën Administrative.

Të njëjtin veprim pritet të bëjë dhe ish-deputeti i LSI-së Gledion Rehovica.

Komisioni Qendror i Zgjedhjve vendosi, më 5 janar, t’i heqë mandatet dy deputetëve Aqif Rakipi (PDIU) dhe Gledion Rehovica (LSI), për shkelje të ligjit të dekriminalizimit.

Kërkesa për heqjen e mandatëve ishte bërë nga prokuroria në ditët e fundit të dhjetorit.  KQZ e miratoi kërkesën me pesë vota pro.

Rakipi dhe Rehovica kanë gënjyer për të shkuarën e tyre kriminale në formularët e vetëdeklarimit.

Ata akuzohen për vjedhje dhe identitete të rreme në Itali.

Nga informacionet e deritanishme, deputeti Rakipi në vitin 1998, ka vjedhur një dyqan nën emrin Skënder Ejylbegaj.

E njëjta akuzë është dhe për deputetin Rehovica: në vitit 1999, po në Itali, Rehovica ka kryer vjedhje nën emrin e rremë Kusta Mina.

Të dy ish-deputetët i kanë mohuar akuzat e prokurorisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>