“Në Korçë janë të paktën 100 të rinj që sot fitojnë nga 1-8 mijë euro në muaj”, u shpreh Kryeministri Edi Rama në një diskutim me të rinjtë e kompanive të reja të teknologjisë, të hënën.
Ai tregoi se qeveria do të ngrejë qendra të kodimit në Shkodër, Vlorë dhe Korçë:
“Në Korçë është hapur programi fleksibël për mbështetjen e start up-eve njësoj si në Shkodër. Në Vlorë jemi duke përgatitur transformimin e asaj godinës fantazëm në një qendër të komunitetit për kodimim”.
Rama u shpreh se këto qendra do të hapen në të gjitha qarqet ‘që të rinjtë të përfshihen në këtë rrjet dhe të trajnohen për t’u kthyer në kodues, për të dalë në një treg pa dalë nga Shqipëria”.