Kryeministri Edi Rama deklaroi se rreth 238 mijë të punësuar dhe 82 mijë biznese përfituan nga paketat ekonomike të qeverisër për përballimin e pasojave të pandemisë.
Në një postim në Facebook, Rama publikoi një foto me disa të dhëna se sa kanë përfituar nga fondi prej 12 miliardë lekësh.
Kështu sipas Ramës:
Nga paketa e parë kanë përfituar 65,361 të punësuar që i përkasin 38,840 bizneseve nga fondi prej 5.1 miliardë lekësh.
Nga paketa e dytë 172,522 të punësuar nga 43,249 biznese nga fondi prej 6.9 miliardë lekësh