Rama: 424 aplikantë për spitalin rajon të Fierit

Nga Exit News
Rama: 424 aplikantë për spitalin rajon të Fierit

424 persona kanë aplikuar për të qënë pjesë e spitalit rajonal të Fierit. Lajmin e bëri të ditur, kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se puna në këtë spital do të fillojë për pak ditë.

“424 APLIKANTË për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit, që hap dyert për pak ditë, me një super ekip turko-shqiptar, një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh, e cila do të jetë edhe i pari shembull i Autonomisë Spitalore që do ta shtrijmë në krejt vendin gjatë Mandatit të Tretë”

Spitali i ri do të ketë 380 të punësuar, prej të cilëve 50 do të jenë nga Turqia. Spitali i Fierit po ndërtohet me ndihmën e qeverisë turke si premtim i presidentit Erdogan gjatë vizitës së kryeministrit Rama në janar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>