
Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka miratuar 5 191 paga lufte ndaj atyre që janë larguar nga puna në sektorin e transportit urban.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan:
“Solidaritet për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor.Qeveria shqiptare miraton:
5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!”
Rama shtoi se dëmi financiar prej rreth 135 milionë lekësh do të mbulohet nga Drejtoria e Patentave.