Rama akuza PD: Vjedhjen e kanë në majë të gjuhës, vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin

Nga Exit News
Rama akuza PD: Vjedhjen e kanë në majë të gjuhës, vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin

Kryeministri Edi Rama akuzoi Partinë Demokratike se vetëm ka vjedhur gjatë qeverisjes së saj, ndaj vjedhjen e ka në majë të gjuhës.

Në një postim në Twitter, Rama deklaroi se PD sulmon projektin Milot-Fier ende pa nisur gara ndërkombëtare.

“Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare!Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë,si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin”

Reagimi i Ramës vjen pak pas deklaratës të këshilltarit ekonomik të PD-së, Dorian Teliti, i cili e konsideroi projektin me vlerë prej 1.2 miliardë euro, aferën më të madhe korruptive të qeverisë Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>